Home KRYESORE VIDEOLAJM / Tërmeti në Itali, vëllai hero shpëton të miturin nën rrënoja,...

VIDEOLAJM / Tërmeti në Itali, vëllai hero shpëton të miturin nën rrënoja, zjarrfikësit shpërthejnë në lot

Mediat italiane e kanë pagëzuar si “djalin hero”, Ciron 11-vjeçar, i fundit i 3 vëllezërve që u nxor i gjallë nga rrënojat e një shtëpie të shembur në Casamicciola, pas tërmetit në Ischia.

Vogëlushi, sipas zjarrfikësve shpëtoi vëllain Matias, 7-vjeçar, duke e shtyrë poshtë krevatit pas tronditjes së parë, e më pas tërhoqi vëmendjen e ekipeve të shpëtimit duke goditur rrënojat me bishtin e një fshese.

Momenti i nxjerrjes së tij nga shtëpia e shembur u prit me duartrokitje dhe ovacione.

“Kur u shemb gjithçka përqafova vëllain tim, e më pas, kur erdhën grupet e shpëtimit shtyva atë të parin”, ishin fjalët e para të 11-vjeçarit që qëndroi nën rrënoja për 16 orë.

Zjarrfikësit thonë se kishin komunikuar gjatë të gjithë kohës me Ciron, i cili – sipas tyre, – u fliste për të vëllain dhe e mbante mend mirë çastin kur toka ishte lëkundur. Kur zhvendosën grumbullin e fundit të gurëve që bllokonte këmbët e djalit, zjarrfikësit shpërthyen në brohorima. Më pas u përqafuan të emocionuar.

Shefi i Urgjencës në Spitalin e Rizzolit e ka cilësuar shpëtimin e Ciros së vogël si fundin e një makthi. Përpos disa plagëve të vogla e krisjeve, gjendja e përgjithshme e 11-vjeçarit thuhet të jetë e mirë.

Ndërsa vëllai më i vogël, Matiasi 7-vjeçar ka pësuar traumë të lehtë në kokë, në shpatull e krah. Më herët, gjatë kësaj të marte, grupet e emergjencës shpëtuan edhe vëllain më të vogël, Pasqualen 7-muajsh. /360grade.al

Share: