Komisioni Europian i bëri thirrje Shkupit dhe Beogradit që të tregohen të përmbajtur dhe të zgjidhin çështjen e tërheqjes së personelit të ambasadës serbe.
Sipas zëdhënëses së Komisionit Europian, Maja Kocijançic, incidenti diplomatik është çështje bilaterale e dy vendeve, që Bashkimi Europian po e ndjek me kujdes.
Sipas autoriteteve qeveritare të Serbisë, tërheqja e personelit të ambasadës nga Shkupi, erdhi pas dyshimeve se qeveria maqedonase ka përgjuar zyrtarë të saj, përfshirë këtu edhe Kryeministrin, Aleksandër Vuçiç.
Por shume mendojne se një ndër asrsyet e verteta që përmendet është edhe votimi eventual i Maqedonisë pro anëtarësimit të Kosovës në UNESCO.