Ai bunker pas Ministrise se Brendshme eshte simboli i nje periudhe amoku qe kaluam, nga e cila duhet te nxjerrim mesime, por nuk duhet t’ia deshmojme botes.
Ai bunker eshte simbol i shijeve banale te kujt e ka dashur dhe vendosur aty. Ai bunker eshte nje shemti artistike qe nuk mund t’ia tregojme botes si nje nga atraksionet e Tiranes, pasi ne si popull nuk jemi kaq medioker.
Ai bunker eshte provokacion i njerezve qe nuk dine te qeverisin dhe ti ofrojne shqiptareve pune, mireqenie dhe standart jetese, ndaj krijojne politika konfliktuale. Me vjen keq qe protestuesit nuk ja nxorren dot themelet.
Sa per ca shishe me boje dhe xhama qe thyen, e paçin hallall. Protestat dhe ndeshja me policine jane palester e demokracise. E kam cilesuar te shendetshme kur e bente PS-ja ne opozite; e konsideroj te tille edhe sot. Madje do te deshiroja te beheshin ca me shpesh.
Athina u dogj tre vjet rresht dhe askush nuk u ankua. Pushtetet ne Shqiperi, kane nevoje te mbahen nen presion. E vetmja brenge qe kam, eshte se ca nga ata ish ministra qe protestonin jane dhenes koncesionesh, qe bertisnin kunder ca te ngjashemve te tyre qe ju ka rene ruleti pushtetit dhe rradha te japin koncensione.