Home KRYESORE Horoskopi, 02 shtator 2017

Horoskopi, 02 shtator 2017

Dashi

Eshtë më mirë të tregoheni të kujdesshem e të mos i shihni shumë gjërat në aspketin jashtëm por thelbin e tyre. Ambicia juaj sot do të njohë një rritje për shkak së është hëna ajo që stimulon pikërisht këtë ndjenjë.

Demi

Probleme të mëdha e të vogla në fushën e aktivitetit tuaj profesional sot do t’ju tensionojnë disi, por për fatin tuajn të mirë është Afërdita që jua bën mjaft intersant sektorin e dashurisë.

Binjakët

Në përgjithësi qielli juaj është i mirë, pavarsisht se marsi “ngatërrestar” edhe sot mund t’ju punojë ndonjë “rreng” të vogël. Hëna favorizon raportet ndërpersonale dhe erosin.

Gaforrja

Të jeni të zgjuar e dinakë nuk do të thotë të mos jeni korrektë, sepse janë të tjetër ata që përpiqen t’jua hedhin, ndërsa ju duhet të kundërveproni. Fati do të jetë me ju edhe në dashuri.

Luani

Parashikohet një ditë plot intensitet, si në punë ashtu edhe në raportet me të tjerët, ku një seri kontaktesh e takimesh, ndoshta edhe të paparashikuara, mund të sjellin pështjellim te ju.

Virgjëresha

Marsi dhe Afërdita sot do të jenë ekuilibrues të ndikimit negativ të Plutonit dhe saturnit. Kujdes, nuk duhet të dramatizoni edhe gjërat më të parëndësishme, në raportet me partnerin.

Peshorja

Me merkurin që ju mbështet e ju nxit gjithmonë të tregoheni aktivë dota keni shumë më të lehtë për të përballuar një ditë që nuk premton shumë mirë për ju. Mjaft pasionalë në dashuri.

Akrepi

Më mirë të pritni të kalojë “furia” e Marsit në shenjë sa të ndërmerrni veprime të nxituara e ta përkeqësoni edhe më tej situatën në të cilën ndosheni. Merkuri jua “bën me sy” nga lart.

Shigjetari

Duhet ta keni të qartë se nëse nuk arrini dot të vendosni ekuikibre dhe raporte të drejta mes angazhimeve profesionale dhe atyre sentimentale, gjërat do të shkojnë gjithmonë keq për ju.

Bricjapi

“Dashamirësia” e një sërë yjesh do t’ju djekë sot gjatë gjithë ditës dhe sot nuk teprohet aspak po të thuhet se jeni të “privilegjuarit” e tyre. Nuk përjashtohet një takim mjaft i këndshëm.

Ujori

Edhe sot pritet një ditë pëtgjithësisht pozitive, pasi jeni akoma nën ndikimin e Merkurit nga jëra anë dhe Afërditës në një orbitë favorizuese nga ana tjetër. Mirë dashuria.

Peshqit

Sot mund të keni njëmijë shanse e njëmijë mundësi për të arritur rezuktate pozitive, por do ta keni të vështirë të përqëndroheni, sepse Mari nuk ju jepk kohë. Pozitiv edhe erosi.

Share: