Nga VALON A. SYLA
Nuk kemi nevojë të jemi Osman, për të qenë miq. Shqiptarët dhe turqit kanë shumë arsye tjera më të vlefshme, ta donë njëri tjetrin.
Ishte nëntor i vitit 1443, kur Gjergj Kasrioti u fut në Kështjellën e Krujës të pushtuar nga Osmanët, e që dikur i përkiste familjes së tij fisnike. Shkruhet se ishte i 28’ti nëntor, kur edhe për herë të parë Skenderbeu ngriti flamurin e përafërt me atë që shqiptarët e mbajnë sot, dhe menjëherë filloi një rezistencë kundër islamizimit të Arbërit, dhe Sulltanëve Osman.
Përpos kësaj, nga kjo ditë, Gjergj Kastrioti – Skendërbeu nisi themelet e një shteti shqipfolës dhe një aleance perëndimore me fuqinë më të madhe të së atëhershme, që ishte mbretëria e bashkuar e Katalonisë dhe Kastijës, që njihet nga ajo kohë si Spanjë.
Skenderbeu nuk ishte vetëm figurë politike e shqipfolësve të Arbërit, sepse ai shpejtë u bë edhe figurë e admiruar e rezistencës ndaj pushtimit islamik të Evropës. Shkruheshin libra nga të gjitha manastiret e kontinentit për qëndrsën e tij, duke u mbështetur nga Shteti i Shenjtë i Vatikanit dhe të gjitha mbretëritë katolike, që përcjellin politikisht Romën.
Pra Skenderbeu, përpos se ishte sundimtar dhe strateg i shtetit të Arbërit. Ishte një superhero i kohës dhe simbol i rrezistencës politike së krishterizmit dhe atyre vendeve nga Perendimi që e mbështesnin atë.
Shkatërrii i tij nga Osmanët nuk ishte vetëm një pushtim i thjeshtë i shqiptarëve, edhe maleve të tyre të larta, por ishte edhe një betejë e niveleve ndërkombëtare që seriozisht testonte fuqinë dhe këmbëngulsinë e Perandorisë Osmane që synonte pushtimin Vjenës edhe të Romës, duke dashur të kufizohej me lumin Danub në Veri dhe Lindje, atje ku mbaheshin dikur kufijtë e Perandorisë Romake.
Kjo në ambicien e sulltanëve shihej si rikrijim i një Perandorie Romake, por tashmë të udhëhequr nga Sulltani e jo Cezari, dhe të kthyer kah Kibla me udhëzimin e sureve të Kur’anit, që flet pak persishte, pak turqishte dhe pak arabishte.
Natyrisht, rezistenca e Skenderbeut nuk u shkatërua nga Sulltani. Ai vdiq me mburrje më 1468. Nuk fitoi as Arbëri, por nuk u realizuan as sulltanët. Andaj edhe dikush nga pretendentët e sulltanëve të ri, e ka të vështirë ta shoh Skenderbeun në këmbë. Sepse në esencë ai i kujton të gjithëve rezistencën e pathyeshme, dhe animin politik të shqiptarëve. Andaj edhe mbulohet figura e tij, duke u arsyetuar se falja e Bajramit afër, ose para ndonjë figure, nuk fërkon me dogmat islamike. E vërtetë. Por në fakt, kjo s’ka fort lidhje me fenë, por me politikën, apo Islamin Politik.
Nuk kemi nevojë të jemi Osman, për të qenë miq
Turqia është një shtet mik i shqiptarëve. Paramendojeni se sa shumë shqiptarët dhe kosovarët do ta donin atë, nëse në krye do ta kishte ende një Ataturk, apo pasardhës të politikave të tij. Kjo i bjen një Turqi pro perëndimore, siç ishte, sekulare dhe shembullore, që ndali idenë dhe fuqinë e sulltanëve të dehur në haremet e tyre beduine.
Por, fatkeqësisht kjo Turqi mike, është duke u mbajtur peng nga ambiciet e një turku, që po e paramendon vetën si sulltan. Po e mban peng Turqinë mike të shqiptarëve, që sot shkruan me shkronjat latine të Sami Frashërit, duke dashur ta rikthejë në një sulltanat me tipare të një islami të inzhinjeruar, ku me mbulesa shikohet edhe futbolli në stadium, e nuk është kundër dogmave islamike, përderisa falja afër figurave ndalohet, sidomos nëse afër është Skenderbeu në kali e me shpatë në dorë.
Sigurisht se shumica aty këtë simbol e shohin si një ‘kaurr’ e bestyt, me helmet me brina të dhisë, që ju kujton furinë e rezistencës, nga një popull i vogël por kokëforësisht liridashës si shqiptarët. Apo thjeshtë si një kryqtarë turk e azer vrasës.
Disa prej atyre besimtarëve edhe nuk ju pengon ajo figurë sigurisht, por duket qartë se u manipuluan nga imamët e tyre.
Andaj, një mesazh për Turqinë do të duhej të shkonte nga mediat shqipfolëse, nëse jo nga shtetet me shumicë shqiptare, se ne nuk kemi nevojë të jemi Osman, që të jemi miq. Shqiptarët dhe Turqit kanë shumë më shumë arsye dhe interesa ekonomike, politike, gjeo strategjike dhe lidhje historike të jenë miq. Sesa të jenë vetëm osman, kryebosh me fesa, që fatmirësisht i fshiu historia nga dheu dhe u liruan shumë popuj të tjerë, nga injoranca e ideve të vjetra që e kishin kapluar Stambollin.
Prej Turqisë, së Ataturkut e deri te kryeministrat e tjerë, erdhën shumë ndihma për shqiptarët. Bile edhe uniformat e para të Ushtrisë së Shqipërisë, erdhën nga Ankara e Sulejman Demirelit, pa asnjë cent, që zëvendësuan ato të leckosura të ‘pylltarëve’ të komunizmit.
Dhe këtë nuk e harrojnë shqiptarët. Po ashtu shqiptarët janë të vetëdijshëm se po të njejtit turq sot, nuk na e dëshirojnë të keqen. Apo të njejtit dëshirojnë ta mbulojnë Skenderbeun. Por është vetëm një regjim i Recep Taip Erdogan me imamët e tij gjysmë analfabet e osman, që nga sheqeri i hurmeve kanë harruar se çfarë gjaku kanë.
Dita e Kurban Bajramit, ishte një turp për imamët shqiptarë, dhe një provokim ndaj të qenit shqiptarë. Nëse islami proklamon paqen, atëherë në një festë islamike më së paku është proklamuar paqja, e cila nuk arrihet duke ja cenuar qenësinë tjetërit. Dhe nëse dikush, dëshiron që osmanët t’i ngrisë nga varri, mos të çuditen, se pas tyre do të ngriten edhe Skenderbej të ri, që nuk do të mundet kush t’i buloj më me pllakata.
Shpresoj se dikush do ta përkthej këtë shkrim në turqisht, për mediat atje./opinion.al