Tre ditë pas seancës konstituive të parlamentit të ri, kryeministri Edi Rama do të jetë më 12 shtator në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Lapsi.al thotë se qëllimi i vizitës është sesioni i radhës së punimeve të OKB-së dhhe se kësaj here Shqipëria do të përfaqësohet me Kryeministrin, ndërsa një vit më parë stafeta i përkiste Presidentit të vendit.
Për momentin nuk ka detaje të tjera rreth kësaj vizite apo takimeve të mundshme që Rama do të zhvillojë.