Nga Denion Ndrenika
E lash të shkruaja këto pak radhë edhe pse katolik nuk jam, tash krejt pasi përcillet në duar të Perëndisë, për shqiptarin e mirë nga viset etnike të Shqipërisë Veriore të pushtuara nga Mali i Zi. Â Më Shumë se Njeriut që me fjalën e Perëndisë afroi dhe mbajti ngrohtë të vobektët, të mirët e të pamundurit, që fali edhe të gabuarit.
Më Shumë se Njeriut që fjalën e Perëndisë ua dha në gjuhën e nënës në shqip, krejt shqiptarëve, pa përkthim, pa cenuar, pa dëmtuar, pa lënë brenga, pa nëpërkëmbur korifejtë e besimit, diturisë e atdhetarisë.
Më Shumë se Njeriut që kurrë nuk la as edhe një hapësirë të vogël që të kalonte hidhërimi armiqësor a dashakeqësia që nuk duket sheshit, por fshihet nën rrogoz në emër të Zotit që i Qofshim falë pavarësisht përkatësisë fetare.
Më Shumë se Njeriut që nuk i ndau asnjëherë shqiptarët nga shqiptarët e as shqiptarët nga çdokush tjetër që ndjente fjalën e të Lumit Zot! Më Shumë se Njeriut që la Amerikën për të shërbyer fjalën e Perëndisë dhe për të qenë krah të gjallëve.
Më Shumë se Njeriut Imzot Rrok Mirdita, që edhe në Amshim do të jetë pranë Krijesës së Zotit, me fjalën e Zotit, me lutjet e Zotit, me bekimin e Zotit të Lëvduar që e zgjodhi për shërbimin hyjnor!