Home KRYESORE Seks online, habit menaxharja: Vajzat e bënin me dëshirën e tyre…

Seks online, habit menaxharja: Vajzat e bënin me dëshirën e tyre…

Menaxherja e studios ku ofrohej seks online habit me deklaratën e saj para para trupit gjykues. Gjykata e Tiranes ka caktuar sot masen e sigurise ‘Arrest me burg’ ndaj tutores dhe ka lënë me arrest shtepie vajzat e rekrutuara, qe policia arrestoi pak dite me pare ne operacionin policor të koduar “Chat line 3”.

Dafina Tresa, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line”, e cila shfrytëzonte vajza të reja për prostitucion virtual ka mohuar akuzat para trupit gjykues.

“Vajzat bënin çdo gjë me deshirën e tyre, nuk janë detyruar për asgjë. Nuk e dija që ky aktivitet është vepër penale”- ka thënë menaxherja.

Arrestimet 

– Dafina Tresa, 32 vjeçe, banuese në Tiranë, administratore e studios “Chat Line”.

– Artur Bakalli, 33 vjeç, banues në Tiranë.

– Xh.B., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

– A.B., 20 vjeçe, banuese në Tiranë.

– E.D., 21 vjeçe, banuese në Tiranë.

– K.B., 19, vjeçe, banuese në Tiranë.

– A.K., 19 vjeçe, banuese në Tiranë.

Ndiqet në gjendje të lirë shtetasja:

– B.D., 17 vjeçe, banuese në Tiranë.

Share: