Home KRYESORE Rama komenton rrjedhjen e votave dhe bojkotin e LSI për Ruçin

Rama komenton rrjedhjen e votave dhe bojkotin e LSI për Ruçin

Në përfundim të votimit për Gramoz Ruçin, kryeministri Edi Rama nuk e shfaqi hapur kënaqësinë për 2 votat që fitoi nga Partia Demokratike.

Edi Rama nuk pranoi ta komentojë këtë duke thënë se disa vota më shumë nuk janë të rëndësishme, por u shpreh se e mirëkuptonte qëndrimin e LSI-së, që sipas tij zgjodhi bojkotin për të ndalur rrjedhjen e votave.

Nderkohe Kryeministri tha se nuk ndjehej as optimist, as pesimist për vazhdimin e marrëveshjes së 17 Majit me Lulzim Bashën.

Share: