Home KRYESORE Gramoz Ruçin merr vota edhe nga Partia Demokratike

Gramoz Ruçin merr vota edhe nga Partia Demokratike

Që në votimin e parë të parlamentit të ri, nga Partia Demokratike kanë rrjedhur disa vota.

Nga llogaritja e votave në fund të votimit, rezultoi se për Gramoz Ruçin kryetar Kuvendi votuan edhe deputetë të Partisë Demokratike. 80 vota pro arriti gjithsej mazhoranca në votimin e parë të fshehtë për Gramoz Ruçin.

Nga këto llogariten 74 deputetët e Partisë Socialiste, 3 të PDIU dhe 1 fletë e pavlefshme. Nga kjo rezulton se 2 apo 3 deputetë të Partisë Demokratike i kanë dhënë votën e tyre pro Gramoz Ruçit.

Share: