Home KRYESORE VELIERA ULERET DHE VRET! Nga Mirela Cela Jorgo

VELIERA ULERET DHE VRET! Nga Mirela Cela Jorgo

Maximilian Lambertz thote: “Historia e Vërtetë e njerëzimit do të jetë e shkruar, vetëm kur ajo do të shkruhet me pjesëmarrjen e shqiptarëve”.A po reagon publiku shqiptare per cfare po i ndodh Durresit me nje projekt monstruoz si Veliera? E kush nuk e pa ate kale betoni dhe nuk u trishtua kur sheh si therrasin perla te arkeologjise te varrosura.

Veliera pati kalvarin me te madh te peripecive gjyqesore qe nga Kallzimi Penal ne Prokurori ne muajin Janar te 2017 dhe deri ne gjykaten Administrative Durres per pezullim te punimeve si dhe me kerkese po nga prokuroria , Gjykata e rrethit Gjyqesor Durres dhe ajo e Apelit vendos mase sekuestro preventive te ketij projekti makaber. Nje beteje qe rremben energji pa fund dhe nje sensibilizim i fuqishem qe duhet per ju o njerez.

SOt shteti te copeton me burge per nje cati te rregulluar duke e quajtur ndertim pa leje, per nje mospagese fature energjie, per kapjen me 6 grame hashash ( ku nderkohe kalojne me skafe thase me hashash) , dhe nuk vepron me ane te gjykates dhe prokurores kete ndertim te paligjshem sic eshte kjo Veliere. Pse u ndertua pikerisht ne zone arkeologjike? Pse ? mos vetem fitimi marramendes i miliona dollareve apo ka dicka tjeter? Pse varroset edhe kjo pak histori qe kemi?

Maurico Druon, sekretar i Akademisë frënge ka thene : “Shqiptarët i përkasin popujve më të vjetër se vet historia. dhe gjyshërit e shqiptarëve merrnin pjesë në luftën e Trojes, të udhehequr nga Akili (në njërën anë) dhe Hektori (në anën tjetër).

Atehere? Bashkia e Durresit duke qene kryekeput fajtore bashke me Ministrine e Kultures dhe gjithe komponentet e saj institucional arkeologjik , duke pare qe publiku nuk ishte kaq naiv per te ngrene sapunin per djath, vendosi ne fshehtesi te plote ne Korrik te miratoje ndryshim projekti te kesaj Veliere. Dje ne seance gjyqesore e cila duke shkelur ligjin me te dyja kembet per informim publik , me gjyqtare Petraq Curri , urdherohet te zhvillohet me dyer te mbyllura. Ne fakt po gjykohet nje krim shteteror qe eshte VRASJA E DYRRAHUT.

Po , po. Vrasja dhe betonizim i tij. Ky projekt i paraqitur ne nje leter bakalli nga tre punonjes medioket te Bashkise Durresit kerkojne te heqin masen e sekuestros preventive pasi pretendojne se kane hartuar nje ” KULLE EIFFEL” me standarte fshataraske. Pse nuk behen degjesa publike per kete ndryshim në zbatim dhe të ligjit Nr. 146/2014, “Për Njoftimin dhe Konsultimin Publik”, pse nuk u njoftuam ne kohen e duhur? Pse? Kush vepron prapa gjithe kesaj meseleje?

Ky ndryshim do te thote qe ti shpetosh burgut si titullar i shtetit bashke me gjithe masakruesit e tjere te institucioneve te Ministrise se Kultures. Me keqardhje kete ministre te antikultures e kemi edhe perfaqesuese te ketij populli qe po vret historine.

Share: