Një grua 27-vjeçare qe jetonte në Siegburg të Gjermanisë, është vrarë nga burri i saj 36-vjeçar. Sipas raportimit të medieve gjermane, autori i ngjarjes është paraqitur në stacionin e policisë duke pranuar fajësinë dhe më pas duke u arrestuar nga policia. Viktima dhe bashkëshorti i saj janë kosovarë nga Vushtrria.
Sipas fqinjëve, çifti jetonte në një apartament në ndërtesën e pasme për disa muaj. Siç raportohet burri, ka punuar në një restorant aty pranë apartamentit. Madje fqinjët e kanë përshkruar si një çift të pakuptimtë dhe se mëngjesin e ditës së sotme ata ishin grindur.
Gjithashtu në raportim bëhet i ditur edhe fakti se 36-vjeçari në momentin e ngjarjes kishte thirrur edhe Emergjencën duke u thënë se kishte sulmuar gruan e tij. Trupi i pajetë i bashkëshortes u gjet në ndërtesë ku edhe mjekët konfirmuan vdekjen e saj. Burri 36 vjeç theksohet të ketë qëlluar bashkëshorten e tij me një thikë ku ishin gjetur edhe njolla gjaku tek ai./lapsi.al