Pas deklarates se forte t ambasadorit amerikan Donald Lu, ka reaguar edhe kreu ish-kreu i LSI-sw.
Në një dalje për mediat nga selia e LSI-së pas mbledhjes së grupit parlamentar, Petrit Vasili tha se LSI mbështet qëndrimet e ambasadorit Lu, pasi situata kriminale në vend është shqetësuese jo vetëm për imazhin, por edhe për sigurinë e qytetarëve.
“Shqyrtuam me shumë vëmendje qëndrimet e sotme të ambasadorit amerikan Donald Lu të problematikës lidhur me krimin. Ndajmë të njëjtin shqetësim me çështjen që po kompromenton jo vetëm imazhin e vendit, por edhe sigurinë e qytetarëve. U kemi kërkuar ambasadorëve kthimin mbrapsht të veprimeve të mazhorancës për kapjen e procesit të vettingut. Ambasadori pati guximin e madh të tregonte krerët e bandave me emra, ndërsa kryebanditi që nuk i ndalon bandat dihet se kush është.” – tha Vasili para gazetarëve.