Respublica
Me skepticizëm nga FMN shihet edhe strategjia e investimeve përmes Partneritet Publik Privat, ose dhënia e shërbimeve me konçesion.
Programi ambicioz i autoriteteve për investime publike nëpërmjet PPP-ve paraqet risqe të konsiderueshme fiskale. Në vitin 2018, rritja është parashikuar të bjerë paksa në 3,7 për qind, me rënien e investimeve nga projektet e mëdha të lidhura me energjetikën.
Në dallim nga praktika e tanishme, ndikimi që kanë PPP të në llogaritë fiskale dhe borxhin publik duhet të reflektohet me transparencë dhe në përputhje me normat ndërkombëtare të kontabilitetit publik-thuhet me tej.
Misioni thotë se ulja e borxhit publik kërcënohet nga projekti 1 miliardë dollarë për infratrikturën, të shpallur nga qeveria, e cila mbron idenë se paratë do të jepen nga bankat dhe nuk ndikojnë në borxhin publik.
Në mungesë të masave të politikës tatimore, misioni parashikon që borxhi publik të arrijë rreth 63½ për qind të PBB së deri në vitin 2021. Kjo përfshin edhe akumulimin e rezervave fiskale tëmatura (prej rreth 1 për qind të PBB-së),por përjashton çdo borxh apo detyrim kontigjentqë lind nga investimet e financuara në formë Partneriteti Publik Privat(1 miliard euro, rreth 7 për qind e PBB-së deri në vitin 2021)
FMN kërkon edhe zgjidhjen e borxheve që institucionet publike dhe pushteti vendor nga ndaj privatëve, detyrime që kanë arritur në vlerën 120 milion eurove dhe mirëpret zbatimin e një tatimi mbi pronën të mbeshtetur ne vlerën e saj dhe rekomandon masa të tjera shtesë si indeksimi i akcizave sipas inflacionit.
Sipas FMN cuarja përpara e programit të reformave është me rëndësi kritike për ruajtjen e stabilitetit makroekonomik, zvogëlimin e risqeve fiskale dhe rritjen e potencialit të rritjes ekonomike.
http://www.imf.org/external/lang/albanian/np/ms/2017/ms100217a.pdf