Ndërtime të reja duket se janë duke u bërë në muret e Parkut Arkeologjik të Butrintit dhe dalë- ngadalë, kjo zonë po betonizohet e gjitha, por duket se askujt nuk i intereson dhe askush nuk merret për këtë pjesë.
Vlen të përmendet se bëhet fjalë për një zonë, në të cilën nuk lejohet të bëhet asnjë ndërtim, por siç ka thënë arkeologu Neritan Ceka në një intervistë për “Newsbomb”, Edi Rama ia ka dhënë vetë lejen e ndërtimit fabrikës së sallameve “Hako”. Ceka shprehet kundër veprimeve të ministres Mirela Kumbaro, të cilën e cilëson si megallomane dhe që nuk e kupton fare situatën. Ai thotë: Po këtu puna është se edhe shtypi ka heshtur. Kjo Mirela (minisrtja e Kulturës), nuk e kupton fare, është edhe megallomane, i ka të gjitha…në Butrint prapë me tender ka bërë një restaurim, që është një gafë e paimagjinueshme, sepse kur bie një mur rindërtohet në formën që ka qenë. Po të shohësh atje do e kuptosh se ky mur është bërë tani…restaurimi duhet bërë në një mënyrë që të mos njihet fare.
Duhet të jetë besnik i variantit që ka qenë. Dhe ishte një mur me gur me pllaka të mëdha, ishte një mur shumë i bukur. U rrëzua për neglizhencë… Nuk mjaftoi kjo, por ia kanë dhënë një kompanie që e kanë bërë me çimento të bardhë dhe të shkosh ta shohësh atë është një katastrofë”. Ai rrëfen më tej se për këtë gjë ka lajmëruar edhe kryeministrin Edi Rama, por “nuk pyesin fare”.
Madje, Ceka edhe për tenderin e ri për restaurimin e Butrintit. Arkeologu shprehet se: E lajmërova Edin dhe i thashë: ju s’keni të drejtë të silleni kështu me punën që ka bërë Ugolini, Hasan Ceka, Budina, Richard Holsi, Auron Tare, unë e të gjithë me radhë…Se nja 6 vjet kam qenë edhe unë përgjegjës për Parkun e Butrintit. Nuk kanë të drejtë. Por nuk pyesin fare. Ore nuk thonë: Ore Neritan, hajde këtu dhe më thuaj: dua të bëj dicka të tillë, ta bëjmë apo jo? Dhe në Apoloni, shkuan bënë një investim prej 750 mijë eurosh…e kanë bërë rromapërtoma.
Dmth, ai që shkon për të parë Apoloninë nuk sheh asnjë gjë të dobishme, përveçse kanë restauruar një Portik që kishte ceduar dyshemeja, e ngritën dyshemenë, e mbushën dhe kaq. Një punë që mund të bënte nja 30 mijë euro, dhe gjithë pjesa tjetër është hedhur dëm. Kanë bërë tuba për të shuar zjarret me demek…po ta kishin bërë në Butrint po, se në Butrint po ra zjarri do jetë një katastrofë e paimagjinueshme. Dhe në vend ta bëjnë në Butrint
e kanë bërë në Apoloni dhe aty nuk bie zjarri se nuk ka ku bie.
Atje vetëm bar ka, dhe bari korret sepse në Monumente është e palejueshme që të lejosh barin të rritet. Këta kanë futur tuba, shtro beton andej, shto beton andej, e kanë bërë një beton të madh 750 mijë euro i kaqnë bërë rrsuh e kumbulla. Dhe nuk del njeri të thotë: ore ç’u bënë këta para? Se edhe shtypi nuk merret me këtë punë, nuk merr specialistin, qoftë Neritan Cekën, qoftë Auron Taren, apo ku di unë, t’iu thotë edhe këtyre Colit dhe Lolit që për çdo rast dilnin në atë kohë. Ç’u bënë këta? Ky Artan Shkreli apo Artan Lamja. Që të nxirrnin sytë në atë kohë, nëse ju kujtohet historia e Lezhës, që medemek do bëhej një kafe në Lezhë dhe të nxirrnin sytë Atje në Lezhë edhe mund të bëhej se nuk ka asgjë. Mund edhe të lejohej një kafe sepse investotori tha: bëje muzën, bëje edhe kafen”, tha Ceka.
Ai ka thënë më tej se për këtë gjë ka lajmëruar edhe kryeministrin Rama, por se ata që kanë pushtetin nuk e vënë ujin në zjarr për asgjë. Madje Ceka flet edhe për tenderin e ri për restaurimin e Butrintit. Historiani vazhdon:
“Ia kanë dhënë këtij HAKO-s (sallameria) Nuk ka mundësi. Si mund t’ja japësh. Hajde ti dhe bëj një ndërtim aty. Këta e kanë topi bam e muço tutje. Duhet të ndërhyjë Prokuroria. Ky HAKO e HAKAJ i salçiçeve e ka shkatërruar Butrintin. Është faqja e zezë”, tha Ceka. Sipas tij, duhet të ndërhyjë Prokuroria, të shikojë se ç’bëhet aty, dhe të verifikojë të dy shkresat e këshillit Kombëtar të Restaurimit dhe Këshillit Kombëtar të Arkeologjisë. /Newsbomb.al