Home KRYESORE Aqif Rakipi për të kaluarën e tij në Itali: Jam verifikuar një...

Aqif Rakipi për të kaluarën e tij në Itali: Jam verifikuar një herë!

Ne fakt, menjëherë pasi Partia Demokratike hodhi dyshime për të kaluarën e tij në Itali, deputeti i PDIU në Elbasan, Aqif Rakipi mohoi problemet me drejtësinë atje.

Në një prononcim për Panorama dhe Report Tv, deputeti tha se ishte verifikuar më parë për të kaluarën e tij dhe se nuk kishte rezultuar asgjë.

“As kam asnjë lloj problemi me Italinë. PD atë punë ka, s’ka me ca të merret edhe merret me mua. Të shofi pjesën e vet, si Lul Basha dhe ato të tjerët atje se i kanë rekordet kriminale këtu në Shqipëri. Unë s’kam asgjë në Itali. E ka shpallur prokuroria për mua, kur i kanë marrë verifikimet nga shteti italian dhe ka rezultuar që s’kam asgjë. Të bjeri provat nëse ka dhe pastaj flasim, nëse ka prova okej” eshte shprehur Aqif Rakipi per Panorama.

Share: