Lulzim Basha deklaroi se Edi Rama dhe Gramoz Ruçi po shkelin të drejtën e fjalës së lirë në parlament. Sipas tij, opozita nuk do të lejojë që Rama dhe Ruçi të kthejnë vendin 30 vite pas.
Basha u shpreh se opozita ka të drejtë të patjetërsueshme të ngrejë zërin e saj në Parlament, por kjo gjë po pengohet nga mazhoranca.
Ai u shpreh se Parlamenti duhet të garantojë paqen sociale, pasi ajo është e rrezikuar.
“Parlamenti shkel të drejtën për faljen e lirë. Kjo e drejtë shkelet Rama dhe Ruci. Rama do që ti mbyllë gojën shqiptarëve. Parlamenti duhet të garantojë paqen sociale, pasi është e rrezikuar”- u shpreh Basha para gazetarëve.
“Nëse në këtë Parlament vendoset të rikthehet regjimi diktatorial ka ardhur koha që të themi të vërtetën troç. Opozitës i lind e drejta që të thërrasë shqiptarët të marrin të drejtën e tyre. Pas këtij atentati grupi i PD-së do të shikojë se si do të dalin nga kjo krizë. Nuk do të lejojmë që Ruçi dhe Rama të na kthejnë pas 30 vite” – tha Basha.
Sot Gramoz Ruçi përjashtoi Bashën nga punimet në Kuvend, por ky i fundit nuk u largua. Senca u ndërpre disa herë, derisa Ruçi vendosi një shkëputje disa orëshe dhe seanca do të rifillonte në ora 18:00. Këto orë, deputetët e PD-së u ‘ngujuan’ brenda në Parlament. Me fillimin e seancës ata ishin po aty, duke zënë foltoren. Në kushte jo normale Ruçi drejtoi rendin e ditës për pak minuta, deri në përfundim të seancës. /LAPSI.AL/