Nga Sazan Guri
EMRA VENDESH (TOPONIME) NË GREQINË E SOTME DHE EUROPË QË ZBËRTHEHEN, JO RASTËSISHT, ME ANË TË SHQIPES
Toponime konkrete me emrat mal, gur e pyll
Le të marrim, fillimisht emërtimet e para ose toponimet e para të njeriut parak, duke shkëputur ato më bazike, si konceptin apo termin mal, gur e pyll. Këto kanë qenë për njeriun parak koordinata gjeografike, orientime në natyrë, gjeografi fizike, lëndë natyrore, etj., etj.
Me termin mal, gur dhe pyll, tre fjalët ndoshta më të vjetra të shqipes, mund të vëresh ende sot me mijëra emra vendesh, të ardhura nga thellësia e kohës, kur parakët e njerëzimit, veçse jetonin në këto rajone, (sidomos në atë që sot quhet Greqia e sotme, Egjeu, Mesdheu lindor), dhe ardhësit ruajtën rrënjën dhe kuptimin, duke modifikuar leximin. Madje, studiuesit si Spiro Konda dhe A. Matew e shumë të tjerë në veprat e tyre, merren gjatë me këto emra, por po japim sa për ilustrim disa prej tyre. Arif MATEW, Shqipëria, Odiseja e Pabesueshme e një Populli Parahelen, f. 374, v. 2007
Malaga, krahinë në Andaluzi, jo rastësisht, sepse ashtu është tipari fiziko gjeografik i saj, edhe sepse është banuar nga iberikët ose i pari grup që u shkëput nga trungu pellazg
Malea, lokalitet sipas Pausanit VIII, 27/3, që bie në Arkadi, epiqendra e pellazgëve, andej nga fiset e tyre niseshin për drejt Luftës së Trojës.
Maleas, me dhjetëra emra kepësh në Greqinë e sotme, prej nga vjen kuptimi mol, si diçka e ngritur mbi det për të vepruar anijet në afërsi të bregut.
Malh, lartësi shkëmbore në Pirenej, që vetë Pirenej vjen nga fjala shqipe “mal me shumë përrenj”, për shkak se aty kanë banuar baskët, popull etnik pellazg që u shkëputën nga trungu i tij dhe qëndruan bashkë.