Shumica e njerëzve e ndërlidhin mëngjesin me alarmin e bezdisshëm të zgjimit, por bazuar në shumë studime, është shumë e rëndësishme se si arrin që zgjimin tënd ta koordinosh me arritjen e objektivave gjatë ditës.
Për shumë prej nesh, kjo nënkupton ushtrime mëngjesi, për disa të tjerë një mëngjes i bollshëm e disa e shohin si mënyrë të mirë që të mbajnë shënime se çfarë duhet të arrihet gjatë ditës.
Por Jea Jun, pronarja e një kompanie të ushqimeve të shëndetshme ka propozuar një metodë alternative.
“Çdo mëngjes para se të ngrihem nga shtrati, unë meditoj dhe pastaj i parashtroj vetes 3 pyetje të cilat më frymëzojnë gjatë gjithë ditës” tha ajo.
1.A udhëhiqem nga dashuria?
2.A po i shërbej një kauze më të madhe?
3.A po ndihmoj që bota të jetë një vend më i mirë?
“Nëse përgjigja juaj është PO në të tre pyetjet, atëherë vazhdojeni ditën” thotë Jun.