Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Vasilika Vjero deklaroi se faza e tretë e aksionit anti-informalitet e ka fokusin kryesor tek biznesi i madh, por kjo nuk do të thotë se ndaj bizneseve të vogla nuk do të ushtrohen kontrolle.
Ajo shtoi se nga bizneset e vogla do të kontrollohen ato që i përkasin fashës së fitimit nga 5 deri në 8 milion lekë xhiro.
“Në fokus janë bizneset e mëdha, janë periodike dhe të vazhdueshme. Pastaj ka edhe kontrolle të thelluara. Kemi edhe kontrolle nga zyra që zhvillohen për 1 apo dy ditë. Gjithashtu janë edhe kontrollet e paparalajmëruara që shihet kuponi, fatura e mallit. Nëse do flasim lidhur me evazionin, vetëm 17 mijë janë në fashën 5 deri 8 milionë. Pra, kjo është fasha që s’mund të mbetet e pakontrolluar” – tha Vjero në “Neës 24”. /LAPSI.AL/