Home KRYESORE TE FALA NGA VLORA NE NDERIM TE VEPRES SE BILBIL VLORES!

TE FALA NGA VLORA NE NDERIM TE VEPRES SE BILBIL VLORES!

Nga Arben Abazaj

Nje cast pashe se qyteti,
kish mbetur pa sy,
Pa sy per te qare,
ndaj me lote i mbusha te mite sy,
dhe zura te qaja, te qaja per dy!

Me gjeni ne Vlore nje vend, nje shesh, nje statuje, ku arti dhe kultura e Vlores te shpalose madheshtine e saj. Te shpalose historine e saj, korifejt e saj, majat dhe kontributet qe ka dhene arti dhe kultura e Vlores ne kulturen mbarekombetare! Ngado qe te ktheni syte do perballeni me harresen, me nencmimin dhe perbuzjen e artit dhe njerezve qe bene art ne kete qytet! Pastaj pyesni veten serish perse jemi katandisur kaq jonjerezor, kaq barbar dhe po jetojme kaq shume stres dhe depresion?!

Ne Vlore nese nje femije pyet prindin per te bukuren dhe suksesin, si lapidare lavdie do i shpalos para syve suksesin dhe nderimin per per njerezit e krimit, droges, trafikut, korrupsionit, minjt servila te pushteteve dhe vperat ketyre kategorive qe kane ngritur shtat diku si ndertesa shumekateshe, diku si biznese suksesi, diku si bare e lokale lluksoze e diku,diku, si pushtetare te zote! Te zote, mbi fatin e keq qe na ka pllakosur!

A keni pyetur ndonjeher veten cili eshte shembulli per te ndjekur qe realiteti i ketij qyteti i ofron femijes?! Jane pikerisht keta qe permenda me siper dhe qe ne i nderojme si elita te jetes ne kete qytet! Sepse ky qytet ne kete drejtim nuk ofron asgje tjeter!

Perkundrazi ketu treten edhe veprat me madheshtore te bijve te tij, treten deri ne harres dhe percmim, duke krijuar nje zbrazeti te madhe ne permbushjen shpirterore te banoreve, zbrazeti qe e mbush dhuna e krimi, barbaria! Ne Vloren e artit, nuk gjen qoft edhe nje statuje te te madhit Ali Asllani, te Petro Markos, te Fatos Arapit, asnje nga keta korifej te fjales nuk kemi nderuar qe te balanconim disi shkelqimin e krimit! Por ka edhe me keq, ka edhe me poshte! Ketu thuajse eshte harruar virtuozi i klarinetes, njeriu qe dha shpirtin per kete qytet, Bilbil Vlora! Mburret Permeti me Laver Bariun !!!

Mburret Elbasani me Isuf Myzyrin

Mburret Berati me Riza Nebatin ose Riza Beratin (i cili ishte shum shok me Bilbil Vloren dhe kan bashkepunuar ne shum kenge)
Mburret Leskoviku me te drejt sepse esht familja me e vjeter me saze Asllan Leskoviku

Po Vlora ??????? Ku esht vlora ??

Bilbil Vlora ka dhen shpirtin per kete qytet duke i ngritur kengen Selam Musait

Kengen Selam Musai, Bilbil Vlora e ka ber ne vitin 1928
Pogonishten e pare kush e ka bere ???? Bilbil Vlora !!
A kan uje ata burime kush e ka ber ???? Bilbil Vlora !!!!
Vallen treshe kush e ka krijuar ???? Bilbil Vlora
Kush i di keto ????

Pak kush, per te mos thene asnjeri! Ama ne dime mire cdo emer krimi dhe te korruptuari, cdo emer servili dhe zvaraniku pushteti!
Bilbil Vlora esht i 10-10-1889 Sot ka diten e tij te lindjes!

Po per ke flas dhe une, ky qytet ka kohe qe ka rene ne dore te matufeve dhe minjve servila qe as e kane idene artit, historise dhe njerezve te tij! Per fat te keq nje heshtje harrese po mbulon vlerat e verteta te ketij qyteti dhe minjt po behen perfaqesuesit e tij! Sa turp, sa keq!

Share: