Home KRYESORE Gjyqi ndaj Shullazit, dëshmon ish-ministri Tahiri: Pse nuk është edhe Sali Berisha...

Gjyqi ndaj Shullazit, dëshmon ish-ministri Tahiri: Pse nuk është edhe Sali Berisha këtu?

Ish-ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka dëshmuar sot në Gjykatën e Krimeve të Rënda në seancën gjyqësore ndaj Emiljano Shullazit, i cili akuzohet për kërcënimin e rektorit Mynyr Koni.

“Mësova nga Sali Berisha për kërcënimin. Pse nuk është dhe ai këtu për të dëshmuar?” – ka thënë ish-ministri Tahiri në dëshminë e tij. >

Në prill 2016, ish kryeministri Berisha denoncoi në media se Mynyr Koni ishte kërcënuar me jetë për t’u tërhequr nga gara për Rektor në Universitetin e Tiranës, e pas kësaj akuze me kërkesë të Prokurorisë u arrestua Emiliano Shullazi.

Prej Prill 2016 Shullazi mbahet në qeli ndërsa veç dyshimeve për kërcënim të akademikut Koni Prokuroria e akuzon dhe për krime të tjera përfshi dhe krijimin e grupit të strukturuar kriminal.

Ndërkohë, në këtë seancë, Gjykata e Krimeve të Rënda ka vendosur të thërrasë për të dëshmuar një sërë zyrtarësh.

I pari në gjykatë është paraqitur ish-rektori Dhori Kuli, por mësohet se nuk ka dëshmuar, pasi ka paraqitur një raport mjekësor.

Pas tij është paraqitur rektori Mynyr Koni, si dhe kreu i Policisë së Shtetit, Haki Çako, dhe ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla./lapsi.al

Share: