Një atentat mafioz tronditi Lushnjen këtë javë me dy viktima dhe dy të plagosur. Dy persona janë shpallur në kërkim, por deri tani nuk ka asnjë person të vënë në pranga.
Për shkak të situatës së rëndë kriminale në këtë qytet, sot atje ka shkuar ministri i Brendshëm Fatmir Xhafa i shoqëruar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë se Shtetit Haki Çako. Ata zhvilluan një takim blic ne komisariatin e Lushnjes me strukturat përgjegjëse të luftës kundër krimit.
Nga burime te brendshme që citon Report Tv, Xhafa ka folur me një gjuhë të ashpër për përgjegjësinë e këtyre strukturave ne ngjarjen e fundit kriminale ne qytetin e Lushnjës.
Ministri ka kërkuar kapjen e autoreve të këtij krimi të rëndë dhe njëherësh zbardhjen dhe vënien para pergjegjesise te grupeve kriminale ne kete qytet dhe sidomos te drejtuesve te tyre.
Ai ka paralajmeruar masa të ashpra për punonjes policie qe kane toleruar apo bashkepunuar me grupet kriminale në këtë zone duke theksuar se raste të tilla nuk duhet të përsëriten me. Burime policore te pranishme ne takim thane për Report TV se gjuha e ministrit nuk linte vend për interpretim dhe kerkesa e tij ishte e thjeshte: Vënia para pergjegjësisë me çdo kusht e grupeve kriminale.
Të rinjtë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha mbetet të vrarë në atentatin e së mërkurës, ndërsa të plagosur kanë mbetur shoku i tyre Marjus Xhepexhiu dhe një qytetar që po udhëtonte me biçikletë.
Si autorë të dyshuar janë identifikuar Laert Haxhiu dhe Ogert Bilbili, të cilët janë shpallur në kërkim.