Home KRYESORE Me ne fund, hiqet burgu për personat me drogë për konsum vetjak

Me ne fund, hiqet burgu për personat me drogë për konsum vetjak

Mbajtja drogës në sasi të vogla, për konsum vetjak, nuk do të konsiderohet më vepër penale. Kështu parashikon një paketë me ndryshime në Kodin Penal, depozituar ditët e fundit në Kuvend.

Ndryshimet janë propozuar nga deputeti Saimir Tahiri. Ndër të tjera, drafti i propozuar nga Tahiri dekriminalizon mbajtjen e sasive të drogës vetëm për konsum vetjak. Konkretisht, personat që kapen nga policia me sasi të vogla droge, për konsum vetjak, nuk do të ndiqen më penalisht dhe as nuk do të dënohen. Një akt i tillë do të konsiderohet thjeshtë kundërvajtje administrative.

“Konsumi dhe mbajtja e sasive që me ligj konsiderohen për konsum vetjak nuk përbejnë vepër penale por kundërvajtje administrative. Shitja, ofrimi për shitje, blerja, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi i lendeve narkotike ose psikotrope si dhe mbajtja në një sasi më të madhe se ajo që me ligj konsiderohet për konsum vetiak, dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet”, thuhet në
projektligj.

Projektligji ndryshon pikërisht nenin 283 të Kodit Penal në fuqi. Sipas këtij neni, shitja, ofrimi për shitje, dhënia ose marrja në çdo formë, shpërndarja, tregtimi, transportimi, dërgimi, dorëzimi, si dhe mbajtja, përveç rastit të përdorimit vetjak dhe në doza të vogla, të substancave narkotike dhe psikotrope, si edhe i farërave të bimëve narkotike, në kundërshtim me ligjin ose në kapërcim të përmbajtjes së tyre, dënohet me burgim nga pesë gjer në dhjetë vjet. Po kjo vepër, kur kryhet në bashkëpunim ose më shumë se një herë, dënohet me burgim nga shtatë gjer në pesëmbëdhjetë vjet. Ndërsa, organizimi, nga dhjetë gjer në njëzet vjet./Redaksia Online D.T/Shqiptarja.com

Share: