Home KRYESORE Lufte e re e klasash ne variant te vjeter…

Lufte e re e klasash ne variant te vjeter…

Nga Kreshnik Osmani

Nje diskriminim i ngjashem me racizem dhe lufte klasash pastertisht e tipit komunist me shfaqet, sa here degjoj nga keta te “shkathtët” neper televizione qe thone se standard per njeriun e suksesshem qe duhet te beje karriere ne kete vend, qenka studimi ne Perendim.

Po mire, po keta qe nuk i kane patur mamat te famshme e qejflie dhe baballaret nuk i kane patur liberale parelinj?! Po keta qe nuk emigruan dot ne Perendim?! Ç’jane keta?! Bij bushtrash jane?! Nuk jane te tille. As me pak te shkolluar e as me pak te afte nuk jane.

Te tille jeni ju, bijte e eterve qe keni nderruar xhaketat dhe partite dhe qe beni lufte klasash si ne kohe diktature. Jeni ju qe trasheguat çelesat e politikes dhe te ekonomise prej ustallareve te ish regjimit, grabitet gjakun e ketij populli, i shkolluat femijet ne Perendim dhe synoni ta qeverisni brez pas brezi Shqiperine.

Eterit tuaj thonin qe ne kete vend kane hapesira vetem ata qe jane shkolluar ne Moske e Pekin. Te tjeret jane armiq. Ju thjeshte keni nderruar pllaken. Kush vjen nga Lindja eshte armik. Ketu ka vend vetem per te shkolluarit ne Perendim. Sa turp, sa neveri!

Share: