Home KRYESORE Deklarata “bombë” e Vuçiç: “Armiku” i Serbisë nuk është SHBA, por…

Deklarata “bombë” e Vuçiç: “Armiku” i Serbisë nuk është SHBA, por…

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, në një intervistë për gazetën serbe “Novosti”, është pyetur për presionet që merr Serbia nga jashtë në lidhje me rastin e Kosovës.

Ai nuk ka dashur të flasë në lidhje me presionin amerikan, por ka deklaruar se presion më të madh ka marrë nga Brukseli në mënyrë që Kosova të pranohet në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Nëse ju po insistoni, unë do t’ju them se presionet ishin më të hapura nga Brukseli. Ata më kërkuan mua që Kosova të hyjë në OKB. Kurse policia rajonale do të ishte në përputhje me numrin e banorëve në shtatë komunat serbe, që do të thotë se 68% shqiptarë e 32% serbë. Unë natyrisht që nuk pajtohesha me këto kushte komuniste”, tha Vuçiç.

Presidenti serb komentoi edhe reagimet e ndërkombëtarëve pas trenit të famshëm, ku theksoi se Serbia ishte në gjendje t’i dërgonte njësitë e veta për mbrojtjen e serbëve.

“Një skenë torture ishte sjellja e trenit. Ata e përdorën si arsyetim me qëllim që të sjellin policinë dhe forcat speciale në veri. Unë iu thashë se nëse shqiptarët shkojnë te populli ynë, ne do t’i mbrojmë ata dhe do t’i lëvizim njësitet tona nga Kragujevci dhe Kraljeva”, shtoi presidenti serb.

“Në fund rezultati ishte se ROSU dhe policia shqiptare nuk shkuan në veri të Kosovës”, përfundoi Vuçiç. /360grade.al 

Share: