Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha akuzon kryeministrin Edi Rama se po ble kohë për të shpëtuar ‘ushtarin’ e tij ish-ministrin Saimir Tahiri. Basha ka publikuar sot në faqen e tij të “Facebook”-ut denoncimin e qytetarit dixhital.
Postimi i plotë i Bashës:
Ja si Edi Rama blen kohë për ushtarin e tij ndërkohë që shkatërrojnë provat e krimit:
“Zoti Basha prej 3 netesh ne darke te shpia e Tahirit jane mbledh shume njerez qe kane hyre e kane dale. Shume prej tyre tipa te forte e te vesh ne te zeza! Shpia po pastrohet e po krefet me thase! Ernest Dimashi Drejtori i IT po pastron laptopin dhe celularet e Sajmirit”.