Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj ka deklaruar në mbledhjen e Këshillit të Mandateve se institucioni që ai përfaqëson, posedon prova të reja kundër ish-ministrit Tahiri. Por, ndër të tjera ai përmendi dhe një provë të re, që ka të bëjë më dëshminë e një personi që implikon Tahirin në përfshirjen e tij në dosjen Habilaj.
Nuk dihet se për çfarë dëshmie bëhet fjale…
besim hajdarfjalë por mendohet të jetë një nga ish-bashkëpunëtorët e Ministrit të Brendshëm. Këshilli i Mandateve kishte ndërprerë pasditen e djeshme mbledhjen për diskutimin e mandatit të deputetit Tahiri për ta vijuar paraditen e së shtunës me mbrojtjen e përgatitur nga Tahiri dhe avokati i tij Artan Hajdaraj.
Por mëngjesin e sotëm, mbledhja ka marrë një kthesë tjetër, pasi prokuroria ka dëshmuar praninë e provave të reja të cilat kanë mbërritur mbrëmjen e djeshme nga autoritetet italiane. Për këtë arsye, Prokurori i Krimeve të Rënda Besim Hajdarmataj ka kërkuar seancë me dyer të mbyllura për paraqitjen e këtyre provave, duke e shtyrë për më vonë fjalën e mbrojtjes.
Nuk dimë se nëse këto prova do të ndryshojnë edhe rrjedhën e diskutimeve, apo edhe qëndrimin e socialistëve ndaj Tahirit. /Opinion.al