Kejvina Kthella është vajza e cila ditët e fundit ka tërhequr vëmendjen e të gjithëve pasi ekspozoi më shumë seç duhej në emisionin e së shtunës.
Ajo duket një vajzë pa komplekse dhe që nuk e vret mendjen për opinionin e publikut. Diçka e tillë ka tërhequr vëmendjen nga velina e mëparshme e emisionit Rashel Kolaneci e cila binte gjithnjë në sy me format e saj.
Në lidhje me incidentin që bëri bujë në mediat rozë, ka reaguar Rasheli e ftuar në “Pop Culture”.
Vajza është shprehur se ajo i ishte e bukur për shkak të tipareve të saj karakterizuese, bjonde me sy bojëqielli, por priste ta gjykonte për më tej si do vazhdonte në emision. Ndërsa përsa i përket zhveshjes së saj Rashel tregoi se ka vajza ka zgjedhjen e vetë duke shprehur kështu: “ Ajo është shprehur se: Unë isha ajo vajza me forma dhe me fustane të ngushtë por ka disa njerëz që mbase nuk i plotësojnë kritere të trupit me forma dhe i shprehin në një mënyrë tjetër por nuk e di nëse varet sesi e ka menduar Ermali por emisioni është për familjarë, por nuk e di.