Çështja e Saimir Tahirit ka qenë në vëmendje të emisionit “Ju flet Moska” të Kastritot Myftarajt. A po e sulmon apo po e mbron Prokuroria Tahirin? Kjo është pyetja që ngrihet në këtë emision.
Myftaraj thotë se historia e Saimir Tahirit sot i ka rrënjët që në 2015, kur Tahiri ka shkuar në zyrën e Prokurorit dhe ka kërkuar hetim për çështjen e makinës “Audi”.
Myftaraj e quan këtë që po ndodh si një komedi juridike.
Kastritot Myftaraj: Saimir Tahiri thotë se ka shkuar në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm për ti kërkuar që të hetohet mbi historinë e makinës së fmashme “audi” që doli në media në atë kohë pas intervistës së ish-oficerit Zagani.
Pyetja që lind këtu është: Çfarë procedure ka ndjekur Prokuroria në hetimin e kësaj çështje, e cila është mbyllur me një vendin për mos fillim të procedimit penal. Zoti Tahiri në këtë rast si është parqitur në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm, si ministër i Punëve të Brendshme? Si ministër i Punëve të Brendshme duhet të ishte bërë një relacion, një referim në Prokurorinë e Krimeve të Rënda që të niste një hetim. Si ministër i Punëve të Brendshme i jepte atij si mjet ligjor kallëzimin nga nëpunësi publik. Ai nuk thotë se ka bërë një kallëzim. Si shtetas privat ai mund të përdorte nenin 283 të kodit të procedurës penale për të bërë një kallëzim. Nuk e kemi të qartë se çfarë ka ndodhur. Si e ka nisur çështjen Prokuroria? Ka shkuar ish-ministri i Brendshëm në zyrën e Prokurorit ka kërkuar hetim dhe ka nisur çështja kryesisht nga Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe i është dërguar Prokruroisë së Fierit për të ndjekur? Nëse ka ndodhur kështu praktikisht ka ndodhur një skenë për të marrë vendimin e mos fillimit, pra është bërë një bisedë që më duhet një vendim mosfillimi për të pasur dhe për ta nxjerrë një ditë sido që të shkojnë punët.
Por sic shkuan punët do ishte interesante të shikohej çfarë deklarime ka bërë Tahiri gjatë këtij hetimi. Pra a është thirrur nga Prokuroria e Fierit? Cilat kanë qenë deklarimet e tij ? Sa janë përputhur këto deklarimet e tij me faktet që kanë dalë nga përgjimet?
Në Komisionin e Mandateve doli edhe një tjetër fakt interesant. Një deputet, ish-ministër Drejtësia, një ish-Prokuror bëri një pyetje: A është administruar dosja e Dritan Zaganit për këtë çështje, pra i është bashkëngjitur ajo dosje kësaj dosje në të cilën Prokuroria kërkontë autorizim për arrestimin e Tahirit ? Përgjigjja e Prokurorëve ishte Jo.
Kjo sëbashku me mënyrën si është sjellë Prokuroria herën e parë kur i ka dhënë një vendim mos fillimi i Saimir Tahirit për një çështje që nuk merret vesh si ka nisur, kjo e bën atë “audin” e famshëm të përplaset mbi Prokurorinë e Krimeve të Rënda si ata avionet mbi kullat binjake në 11 shtator 2001.
Çështja këtu është se po luhet një lloj komedie juridike e llojit të propagandës sovjetike ku mazhoranca dhe vetë kryeministri sulmojnë Prokurorinë që po përdoret politikisht. Nga ana tjetër vetë Prokuroria del se këtu ka vepruar në atë mënyrë që Saimir Tahiri të ketë në xhep një vendim mos fillimi për të cilin prokurorët habiten dhe nga ana tjetër nuk i bashkangjitin dosjes, dosjen e Dritan Zaganit.
Në këto rrethana hetimi që do të bëntë Saimir Tahiri do të jetë i ngjashëm me hetimin kur Tahiri shkoi në zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm dhe kërkoi që të bëhej hetim për cështjen e përdorimit të makinës që kishte shitur ai.
Të gjitha këto tregojnë se është një fabul e rreme ajo që po thuhet se Prokuroria po sulmon zotin Tahiri.
Prokuroria nuk e ka sulmuar Tahirin as në 2015 as në 2017. Tahiri ka qenë i vetëdijshëm se do të vinte kjo ditë, prandaj shpejtoi të merrte një vendim mosfillimi në Prokurori duke menduar ta përdoret si mburojë pikërisht kur prokurorët të detyroheshin të luajnë këtë rol që po luajnë sot.
Nuk është nevoja të jesh ndonjë profesionist për të kuptuar që po luhet një lojë që ka nisur të luhet që në vitin 2015 dhe ky është vetëm akti i fundit i kësaj komedie juridike. Së paku kështu është në llogaritë e këtyre njerëzve që janë aktorët kryesore të kësaj komedie. Ata mendojnë se me këto truke po e mbyllin historinë. Koha do ta tregojë sesa do të mund ta mbyllin, por një gjë është e sigurt: Komeditë shpesh janë bërë me maska, por këtyre i ka rënë ato masakt e njerëzve të shtetit dhe ligjit dhe tani u ka mbetur vetëm fytyra e vërtetë pas maskave që vetëm me ligjin dhe rolin e njeriut të shtetit logjor nuk ka të bëjë./Oranews.tv/