Home KRYESORE E plotë/ Të gjitha pyetje-përgjigjet: Si i denigroi Edi Rama gazetarët

E plotë/ Të gjitha pyetje-përgjigjet: Si i denigroi Edi Rama gazetarët

Zoti Rama a jeni i bindur se keni marrë vendimin e duhur?

Së pari, turp për ju dhe për të gjithë ata si ju që ende nuk keni kuptuar se për çfarë bëhet fjalë dhe vazhdoni torollisni miletin me këto pyetje pa pikë sensi, se keni kuptuar akoma se jemi sot në kushte thjeshtë të qarta për këdo që merr mundimin të lexojë 5 rreshta para se të kuturiset t’u tregojë të tjerëve se për çfarë bëhet fjalë. Ju akoma nuk keni marrë vesh se imuniteti i deputetit ka rënë prej kohësh. Nuk jemi këtu në një situatë ku diskutojmë t’i heqim apo t’i a lëmë imunitetin. E keni marrë vesh këtë? Jo!. Së dyti. Ju s’keni marrë vesh akoma dhe mund të qeshni sa të doni, e vërteta është se jeni pjesë e këtij problemi të madh, jo në rastin konkret, por në tërësi, që ka Shqipëria, ku akuzat kërcasin përditë, dhe ju i përçoni si një tel bakri, që as ka detyrën të logjikojë, as të kuptojë, as përgjegjësinë për atë që përçon. Sot jemi këtu jo për të mbrojtur një deputet, por kushtetutën, lidhin drejtësinë. Cili prej jush do të pranon që pronari ta çonte në burg me idenë se mbase ndonjëri nga ju ka vjedhur mbase ndonjë mikrofon dhe e ka çuar në shtëpi. Cili?

Këtë e vendos gjykata jo prokuroria.

Këtë nuk e vendos gjykata, se edhe këtë ju nuk e keni kuptuar, dhe se keni si ta kuptoni ju që për fatkeqësinë tuaj as lexoni, as përpiqeni të thelloheni në ato që lexoni, as doni të dëgjoni për të kuptuar për çfarë bëhet fjalë. Sepse po të ishte kështu siç thoni ju, atëherë për çfarë arsyeje dhe cili është roli që e përfshin Kuvendin në këtë rast? Dini të ma thoni? Çfarë është Kuvendi i Shqipërisë, një studio noteri, që vjen edhe firmos një certifikatë? Çfarë është komisioni i mandateve, një tufë hunjësh që thjeshtë janë aty për tu tundur sipas muzikës që i ofron prokuroria? Pse nuk e keni kuptuar këtë akoma? Për çfarë është aty komisioni i mandateve dhe këtu nuk bëhet fjalë për imunitetin, këtu bëhet fjalë për një gjë shumë ekstreme, arrestin me burg. Dhe ju kam dëgjuar edhe juve. Ju jeni më të pafajshmit në fakt në këtë histori, kur them juve, se kam fare fare te thjeshtë ta anashkaloj, por ato kokat e mëdha që tundin dynjanë në klubet e katundit mediatik. ‘Po mirë mo pse ça ka, le të shkojë në burg i herë tjetri pastaj shohim e bëjmë.’ Ku jemi këtu ne? Në çfarë epoke jemi këtu. Në epokën e Drurit? Apo të gurit? Dëgjoni apo nuk dëgjoni?

Drejtësia mbrohet duke u kthyer këshilli i mandateve dhe mazhoranca në gjyqtarë, pra duke vlerësuar provat?

(Përqesh gazetarin për dialektin) Jo në xhyqtarë (gjyqtarë) nuk kthehet as ministri, as Kuvendi dhe as Komisioni i Mandateve, por përpara se të bësh një pyetje kaq pa vend, shko lexo dhe shko kupto cili është roli i Kuvendit dhe cili është roli i Komisionit të Mandateve, përse duhet të vihet në këtë kërkesë në Kuvend? Nëse do ishte kështu si thua ti, kërkesa s’duhej të vinte fare këtu, duhej të shkonte drejt në Gjykatë, për çfarë arsyeje vjen këtu dhe për çfarë arsyeje në të gjithë përshkrimin e punës, Këshillit, Komisionit të Mandateve, thuhet që është aty për të vlerësuar relacionin dhe provat. Për çfarë është aty, për të dëgjuar dhe të ngrejë dorën? Përgjigju, përgjigju, pse? E kuptoni që pyetjet tuaja burojnë nga padituria, jeni kaq të paditur, dhe mbi të gjitha nuk është ndonjë problem të jesh i paditur, sepse mbi të gjitha nuk keni detyrën ju të dini gjëra që nuk janë pjesë e formimit tuaj, por ju jeni të detyruar që të mësoni gjëra që merrni përsipër të bëni ndërmjetësin e publikut, pra të lexoni sepse nuk është shkencë kjo.

A jeni ju ai që u shprehët i shokuar dhe folët për drutë të shtrembër, përse nuk kërkuar prova që në fillim përpara se të mbanit një qëndrim.

E para njëherë, përsëri flisni përçart, sepse unë kam bërë ekzaktësisht gjënë që bën çdokush dhe që duhet të bënit edhe jush duke parë atë çorbë llumi që doli. Dhe natyrisht si të mos isha i neveritur dhe i shokuar, dhe çfarë kam thënë. Kam thënë atë që duhet ë thotë gjithkush dhe mbi të gjitha ai që drejton qeverinë dhe shumicën, nëse e ka seriozisht drejtësinë: që dua të vërtetën dhe vetëm të vërtetën dhe sa më parë që të jetë e mundur dhe e dua këtë nga drejtësia, këtë kam thënë unë. Sa i përket drurëve të shtrembër unë kam thënë një shprehje shumë të thjeshtë, nuk ka familje politike dhe ka dhe familje normale që kanë një dru të shtrembër, por nuk kam thënë as cili është druri i shtrembër, e as nuk iu kam dhënë juve arsye profesionale që të bëni këto shtrembërime. Këto abuzime janë pjesë e problemit.

Ju jeni për të qarë hallin.. tha ai, po ti si.. dhe ku jeni ju në këtë mes? Ju që paguheni? Është detyra ime t’ju përgjigjem juve si ma do e bardha ime e zemrës, Ju nuk keni të drejtë të më kufizoni…

Edhe ne kemi të drejtën të bëjmë pyetje, ju s’keni pse të komentoni të pyetjet tona…

Patjetër, ju keni të drejtë të bëni çfarëdolloj pyetje dhe unë po i përgjigjem të gjitha pyetjeve siç dua.”

A ka ende drurë të shtrembër në Partinë Socialiste? Janë artikuluar emra të tjerë z. Rama si Damian Gjiknuri, Arben Ahmetaj…. janë artikuluar nga ana tjetër e politikës.

“Ja urdhëroni, po ju ku jeni… Juve bëni ndonjë gjë për atë që është detyra juaj, që ju të kërkoni të hetoni, të mësoni, të informoheni, të hetoni lidhur me çfarë thuhet… ‘Tha ai që ishin dy veta atje, po ju çfarë thoni?’, kjo është një idiotësi, për të cilën unë nuk kam pse them asgjë, mirëpo në këtë pozitë idiote më ve ti me pyetjen tënde, sepse këto janë çështje shumë të thjeshta. Prandaj është mirë që ju të kuptoni se rroli juaj nuk është që të amplifikoni thashetheme. Jeni një amplifikator thashethemesh i paparë”.

Pse zgjodhët të flisnit këtu atëherë?

“Pse ku të flisja?”

Kishit edhe 4 minuta në sallë të Kuvendit z. Rama, pse zgjodhët të flisni këtu dhe të ofendoni mediat?

“Unë nuk po ofendoj askënd, ju mos u ofendoni fare, sepse juve e ulni dhe e ngrini këdo, si ju teket, i vini pas të gjitha gjërat, si ju teket dhe kujtoni se askush nuk ka drejtë t’ju thotë se jeni pjesë e kazanit, e një kazani të madh që është problem më vete dhe është pjesë e problemit për Shqipërinë”.

Z.Rama a jeni gati ta zhvishnin nenin 73 të Kushtetutës nga ajo pjesë e pakët e që i ka mbetur imunitetit të deputetëve, duke qenë se këtij neni iu referuan të dyja palët në seancën e sotme në Parlament, edhe gjatë Këshillit të Mandateve…

“Moj zonjë edhe njëherë po them, nuk bën vaki në asnjë vend të planetit, nëse bën vaki diku shkoni gjejeni dhe thoni ‘ja si bën vaki’, që prokuroria të arrestojë një deputet pa kaluar nga parlamenti ose nga gjykata. Edhe njëherë po ju them ne kemi Kushtetutën tonë, e kanë shumë vende siç e kemi ne dhe ne zbatojmë Kushtetutën tonë.”

A ekziston mundësia për ta reformuar Kushtetutën, meqenëse ju keni folur për reformat kushtetuese… që edhe publiku të kuptojë që si mazhoranca si opozita veprojnë në mënyrë politike korrekte.

“Publiku ju siguroj që kupton gjithçka dhe shumë mirë dhe unë nuk jam këtu të merrem me çështjen, sepse për këtë unë e kam mbyllur punën time dhe i kam thënë fjalët e mija. Unë jam këtu për t’u marrë me ju, egzaktësisht me ju dhe për t’ju thënë që duhet t’i thërrisni mendjes dhe të lexoni dhe të kuptoni. Ju këtu dhe ata që janë atje që ju paguajnë juve dhe që janë më shumë pjesë e problemit…”

S’jemi me fondet e tua…

“Domethënë ti thua me fonde private unë mund ta bëj rrolin e budallait sa dua, është e drejta jote, unë nuk po them që t’i të pushosh së bëri budallain. Në këto kushte ku jemi, kur ka një të vërtetë shumë të thjeshtë sa është e kotë ta diskutosh dhe një torolisje shumë të madhe, për shkak se akoma nuk i thoni publikut që këtu nuk bëhet fjalë për imunitetin, që hetimi ka filluar, që prokuroria i ka të gjitha mundësitë me pranimin e kërkesës nga ana jonë për të çuar hetimin deri në fund. “

Z.Rama ne kemi një javë që e themi, ndoshta nuk e keni dëgjuar ju… kemi një javë që e themi edhe kur ju flisnit pas Facebook -ut

“Është shumë e thjeshtë, midis arrestimit të një deputeti, apo kujtdo qoftë në këtë vend pa asnjë provë, apo hetimit deri në fund me provat e pretenduara, apo çfarë do që të jetë, ajo është puna e Prokurorise, ne nuk ndërhyjmë. E kuptoni sa e thjeshtë është ndarja? Ja kaq e thjeshtë është…  “

A do ishit dakord për heqjen e imunitetit?

“Ja e dëgjove pyetjen? Domethënë fol fol se nuk përçon gjë…”

… Ajo që ju keni kundërshtuar që në vitin 2012, të hiqet apo të mos hiqet fare? Në Kushtetutë ka mbetur autorizimi për arrestimin. Ta mbani apo të hiqet fare?

“Kaq, kaq ka Kushtetuta, imunitet deputeti për t’u hetuar nuk ka. Pyetja a jeni dakord që deputetit t’i hiqet imuniteti është një pyetje idiote. Dhe kësaj pyetje idiote unë i përgjigjem shumë thjeshtë: Nuk ka!”

Faleminderit, nuk dua më fyerje.

Share: