Home KRYESORE Deklarata e Ngjelës: FBI ka zbarkuar në Shqipëri

Deklarata e Ngjelës: FBI ka zbarkuar në Shqipëri

Avokati i njohur Spartak Ngjela këtë të enjte i ftuar në Top Story, ka komentuar situatën politike në vend. Ndër të tjera Ngjela është shprehur se reforma në drejtësi, është diçka që nuk mund të ndalet dot nga politika. Avokati akuzoi Prokurorin e Krimeve të Rënda si një institucion i korruptuar lëvizjet e së cilës i shkojnë për shtat edhe mazhorancës edhe opozitës.

“Reformën në drejtësi nuk e bëjmë ne, e bëjnë ndërkombëtarët. Prokuroria e Krimeve të Rënda është institucion i korruptuar dhe unë i kam parë në veprim në procese. Ajo që më bëri përshtypje të madhe dhe që më dha të kuptuar që edhe Rama edhe Berisha gjetën një rrugë të re, që sado që të na godasë reforma në drejtësi, ne nuk lëmë arrestin. Me ato ligje që kanë miratuar, nuk shpëton njeri nga drejtësia. Po patën futur duart në korrupsion, këta nuk janë më në politikë. Se çdo të bëjë pushteti i ri gjyqësor, atë nuk e dimë, por po të shikosh ligjin për Prokurorinë, që zgjidhet nga forumet shqiptare, nuk ka fare akses tek Prokuroria e Posaçme”, deklaroi Ngjela.

Dhe kjo ka filluar sipas Ngjelës, me mbërritjen e 86 përfaqësuesve të FBI-së.

“Kanë mbërritur 86 përfaqësues të FBI-së në Shqipëri dhe janë duke u prezantuar nëpër bashki sipas burimeve të mia”, vijoi ai.

Share: