Pas shkarkimit të drejtuesve të burgjeve, ka ardhur edhe emërimi i drejtuesve të rinj. Këta drejtues do të jenë në krye të detyrës deri në momentin që do të shpallen fituesit e konkursit për emërimin përfundimtar.
Drejtori i Përgjithshëm i Burgjeve, Arben Çuko ka prezantuar në Burgun e Sigurisë së Lartë drejtorin e ri Arjan Hasani, ndërkohë që të gjithë ata që kanë marrë drejtimin e burgjeve janë pjesë e sistemit penitenciar, si shefa personeli në Drejtorinë e Përgjithshme të Burgjeve, apo shefa policie në burgje, si Agron Hysi apo Surja Malasi.
Drejtorët e emëruar do të jenë provizor, pra deri në momentin e përfundimit të dosjeve për kandidatët të cilët do t’i nënshtrohen konkursit për këtë detyrë.
Shkarkimin e 8 drejtorëve e njoftoi të shtunën ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila tha se të gjithë ata do të kallëzohen për shpërdorim detyre dhe korrupsion, ndërkohë që dy ish-drejtues burgu rezultojnë me precedentë penalë.
Drejtorët e shkarkuar:
1- Drejtori i Burgut Peqin: Eugent Salla
2- Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Afrim Zeqiraj
3- Drejtori i Burgut Lushnje: Gazmend Ibraliu
4- Drejtori i Burgut Lezhë: Gezim Gjeci
5- Drejtori i Burgut Berat: Ened Rrapo
6- Drejtori i Burgut Sarandë: Hajri Goxhaj
7- Drejtori i Burgut Durrës: Petrit Suci
8- Drejtori i Burgut Tepelenë: Marvin Muci.
Drejtorët e komanduar:
1- Drejtori i Burgut Peqin: Arjan Hasanaj
2- Drejtori i Burgut Rrogozhinë: Syrja Malasi
3- Drejtori i Burgut Lushnje: Zoj Rrushaj
4- Drejtori i Burgut Berat: Ermal Mile
5- Drejtori i Burgut Tepelenë: Etem Llapi
6- Drejtori i Burgut Vlorë: Aleksandër Rreza
7- Drejtore e Burgut të Grave: Jetmira Sula