Home KRYESORE Rama paralajmëron: Prerje masive të ujit të pijshëm!

Rama paralajmëron: Prerje masive të ujit të pijshëm!

“Ashtu siç bëmë me energjinë elektrike, do të bëjmë edhe me ujin e pijshëm. Prerje masive të lidhjeve të paligjshme”. Kështu deklaroi Edi Rama mëngjesin e sotëm në mbledhjen e grupit të PS-së.

Nuk do të ketë tolerime tha më tej ai, duke shtuar se do të ketë edhe rritje të çmimit të ujit shoqëruar kjo me paketë sociale për familjet e varfëra.

Pjesë nga fjala e Kryeministrit

Do të ketë një afat disa mujor për ata që janë në shkelje të kodit penal në raport me furnizimin me ujë. E vjedhin këtë mall që njësoj si energjia nuk është një mall pa zot dhe nuk mund të jetë më burim i një situate të papranuershme financiare. Sot ne kemi një situatë ku përcjellim një shembull, në Tiranë ku UKT del me fitim. Fitimi garantohet nga ata që paguajnë. Ndërkohë që një pjesë e konsiderueshme e përdoruesve nuk e paguajnë ujin.

Kjo është një situatë e ngjashme me atë energjisë. Ne do t’i japim kohë disa muaj të gjithë atyre që vazhdojnë dhe vjedhin ujë duke përfituar nga lidhje të paligjshme, pa matësa, që të rregullojnë gjendjen e tyre dhe në fillim të vitit të ardhshëm të fillojë procesi i penalizimit për ata që mendojnë se uji mund të vihdhet. Do fillojmë prerjen masive të lidhjeve të palishgjshme të ujit.

Share: