Home Ja Pse Shqiperia nuk behet si Zvicera Çfarë po ndodh në Himarë? Politika e dhunshme e Tiranes po i...

Çfarë po ndodh në Himarë? Politika e dhunshme e Tiranes po i shtyn Himarjotet me shume drejt Athinës

Ka nisur sot fare pa pritur shembja e disa objekteve në Himarë. Aksioni nisi edhe pse pas disa muajve protesta e kundërshti nga shumica e banorëve te zonës te organizuar ne shoqata dhe unitet te cilët pasi panë indiferencën e pushtetin qendror dhe lokal ndaj tyre dhe nenshtrimin ndaj disa projekteve qe ngelen ne pak duar, i kerkuan ndihme Athines zyrtare.

Jo rastësisht Zëri i ketij Komuniteti pati edhe mbështetjen e Athinës zyrtare, por tashmë qeveria nuk duket se do të tolerojë më pa bere asnje kalkulim politik i cili mund ti kushtoje shtrejnte Shqiperise. Maqedonia tashme pas shume kostosh politike nder vite, e ka kuptuar qe me Athinen nuk mund te luhet me nacionalizëm boshe! Shqiperise me sa duket shembulli i Maqedonise nuk i intereson dhe kostoja do te vije me vone dhe sigurisht kur te jene shume vone per te ndrequr ndonje gje!

Deri tani mësohet se janë shembur tetë objekte kryesisht dyqane dhe mure rrethuese, por dhe një karburant dhe kjo u be e mundur me forca të shumta policie qe po ndjekin operacionin e IKMT-së për të shmangur edhe një përplasje të mundshme me banorët.

Janë rreth 80 banesa apo objekte biznesi që do të shemben në total. Vetë banorët e Himarës kanë kundërshtuar projektin duke e cilësuar atë si gjenocid ndaj minoritetit grek në Himarë. Banorët refuzuan pak ditë më parë negociatat me ministrin Gjiknuri dhe sot ata sic nuk e kane bere me pare kane dale me flamuj grek dhe amerikane, por jo shqiptare.

Shteti shqiptar nuk i ka dëgjuar kërkesat e tyre dhe ata kane zgjedhur flamujt e atyre qe i degjojne kerkesat e tyre te drejta dhe ne kete rast per fat te keq nuk eshte Tirana, por athina qe po i degjon ata! Kostot politike te ketij zhvillimi do te degjohen sigurisht me vone dhe nuk do te jene kosto te vogla. E gjitha kjo per nje shetitore? Kurresesi nuk mund te jete keshtu!

Kujtojmë që plani për shembjen e këtyre banesave në Himarë ka sjellë edhe reagimin e Athinës zyrtare, të cilët kanë kushtëzuar ecurinë e Shqipërisë drejt BE me respektimin e të drejtave të pakicës greke dhe kane kercenuar edhe me Veton greke ne rrugen e integrimit europian te Shqiperise.

Qytetare te ndryshëm janë duke trasmetuar live me celularet e tyre grumbullimet e komunitet Himarjot i cili është kundër praktikave arbitrare te shtetit ne prishjen e shtëpive te tyre. Loja politike sapo ka filluar dhe duket se Tirana zyrtare nuk duket e interesuar per ate qe do te ndodhe, por vetem per ate po ndodh dhe po tregon muskujt ballkanik jo arsyetim europian!

Share: