Nga Jorida Tabaku
Në prag të debatit për Paketën Fiskale 2018, qe perseri rrit taksat me 50 milione Euro, raporti i “Doing Business” për vitin 2018 na ul me 7 vende dhe vë theksin tek plaga e taksave.
Renditemi të 125 në sektorin e taksave dhe detyrojmë një biznes të paguajë 37.3% të fitimit në formën e taksave.
Kosova, Serbia, Mali Zi dhe Maqedonia renditen përpara nesh duke treguar edhe një herë që beteja jonë me konkurrentët është e humbur sa i takon aftësisë së tyre për të përthithur investime por edhe për të lehtësuar të bërin biznes.