Home KRYESORE Rama: Në krye të prefekturave ushtarakë të lartë

Rama: Në krye të prefekturave ushtarakë të lartë

Edi Rama pas shkarikimit te gjithe prefekteve te Republikes në një dalje për mediat deklaroi se në krye të prefektrurave do të do jenë njerëz ushtarak te liruar.

Sot ai shkarkoi 12 Prefektët dhe brenda ditës emëroi 12 Prefektët e rinj që siç deklaroi Rama janë ushtarakë, kolonelë të rezerve.

Pjesë nga fjala e kryeministrit

Jemi në fazë të re reformash, pas asaj territoriale kemi reformën e shtet-bërjes. Lipset një institucion i ri i prefektit si një institucion i KM dhe qeverisë në çdo qark.

Pa dyshim ky është institucion që ndenjti në hije, në gjumë letargjik dhe nuk i përgjigjej pritshmërisë së larte që kanë njerëzit për figurën e Prefektit.

Kemi ndërtuar një proces dhe për 40 ditë, në mënyrë aktive dhe skrupuloze kemi vlerësuar se profili i ri i prefektit do të jetë nga radhët e ushtarakëve të lartë, që s’janë pjesë e Forcave të Armatosura.

Disa nga emrat e Prefekteve te rinj

Kukës- Zeneq Kuçana, ushtarak

Fier-Baki Bala ushtarak

Vlore- Flamur Mamaj

Tiranë-Suzana Jahollari

Share: