Home KRYESORE Byreku i Lushnjes dhe Zgarat Korçare do paguajnë 20% TVSH, kurse hotelet...

Byreku i Lushnjes dhe Zgarat Korçare do paguajnë 20% TVSH, kurse hotelet me 4 e 5 yje 6%

Nga Edlira Gjoni

E di që Vetting-u e krimi e droga janë A-ja, Zh-ja, buka, gjaku, fryma e ujku këto ditë, por çakalli, çakalli, thotë që republika e re kryeministrore parashikon që Byreku i Lushnjes dhe Zgarat Korçare do paguajnë 20% TVSH tani e tutje, kurse hotelet me 4 e 5 yje (përfshirë Santa Qarantën e Balilit), do paguajnë 6% TVSH.

Nuk e kam problemin që nuk di ku ta vendos majtas këtë politikë fiskale që tjetërkund identifikon konservatorët e djathtë që mbrojnë klanet, bizneset e shtresat e tyre, por problemin më të madh kam ta kuptoj pse ky favorizim pa arsyetim për babëzineset e mëdha në kurriz të të vobektëve?

Dhe pse nuk flitet për këtë në faqet e para? Ekonomistë, gazetarë, specialistë, dmth nuk e mundim dot mjegullën e të shohim pak ç’po bëjnë çakejtë?

Share: