Home KRYESORE Rama luan kartën e “patriotizmit”: Ç’donte Partia Demokratike dje në Himarë?

Rama luan kartën e “patriotizmit”: Ç’donte Partia Demokratike dje në Himarë?

Akuzave të Lulzim Bashës për lidhjet e krimit me qeverinë, Edi Rama nuk iu përgjigj djejtpërsëdrejti, por duke bere “patriotin” . preferoi një tjetër argument qe nuk kish lidhje me debatin.

“Çfarë donte Partia Demokratike dje në Himarë?” ishte pyetja e Ramës për Bashën duke vazhduar-  “PD duhet t’i tregojë shqiptarëve çfarë shkelje ka bërë qeveria shqiptare në Himarë, në raport me një projekt. Pse u shfaq dje në Himarë PD, të nesërmen e një letre të opozitës greke drejtuar BE, ku cënohen interesat tona” u shpreh Rama, që e bëri veshin shurdh për akuzat e opozitës për lidhjet me krimin duke demostruar qartazi qe edhe fadromat ne Himare mund te kete derguar per te terhequr vemendjen e publikut nga akuzat per ish ministrin Tahiri.

Një ditë më parë, deputeti Flamur Noka ishte në Himarë duke iu bashkuar shqetësimeve të banorëve të Himarës për prishjet e IKMT-së dhe duke akuzuar qeverine si abuzuese e te drejtave te himarjoteve.

Vetë banorët kishin protestuar me flamur grek, por Ministri i Jashtëm i Greqisë tha se banorët nuk kishin çertifikata pronësie dhe nuk mund të shpërbleheshin.

Share: