Akademiku Aurel Plasari ka komentuar zhvillimet e fundit politike si dhe kabinetin qeveritar ‘Rama 2’.
I ftuar në emisionin ‘Studio e Hapur’ të gazetares Eni Vasili në ‘News 24’ Aurel Plasari tha se kryeministri vuan nga sindroma e gabotenit.
“Në politikë dhe në sociologji ekziston një koncept. Koncepti i gabotenit, pra që të jesh vetëm ti. Të jesh ti që bie në sy, të drejtosh ti, të bëhet çfarë thua ti, etj. Nga kjo sindromë, pra nga gabotenizmi vuajnë shumë njerëz, por kur vuan një njeri që drejton punët e shtetit ky është një problem i madh” – tha Aurel Plasari.