Home KRYESORE “Kjo qeveri do të rrëzohet me revolucion popullor”

“Kjo qeveri do të rrëzohet me revolucion popullor”

Deputeti i PD, Flamur Noka duke dalë nga komisioni i Sigurisë iu përgjigj interesit të medias lidhur me zhvillimet e fundit politike.

Ndërsa ne komision po diskutohet buxheti i SHISH, por opozita ka dalë nga mbledhja, rreth 30 minuta pas nisjes së saj Noka tha: “Qeveria do të rrëzohet me revolucion popullor”.

Sipas tij, është e faktuar tashmë se kjo qeveri ka lidhje me krimin. I pyetur veçmas për Vangjush Dakon, Noka tha se “Gjushi është njeri me lidhje të shumta me krimin, por nga ana tjetër është thjesht një ushtar i vogël i Ramës”.

Share: