Home KRYESORE Zbardhet vendimi i qeverisë për anëtarët e Vettingut dhe Gardën e Republikës

Zbardhet vendimi i qeverisë për anëtarët e Vettingut dhe Gardën e Republikës

Qeveria Shqiptare ka miratuar ditën e sotme vendimin për ruajtjen dhe sigurinë e anëtarëve të komisionit të Vettingut.

Sipas vendimit mësohet se Garda e Republikës do të jetë ajo që të do të kujdeset për sigurinë fizike të të gjithë anëtarëve të komisionit.

Vendimi i plotë:

Garda e Republikës së Shqipërisë të ruajë dhe të mbrojë, me truprojë/shofer (nënoficer), si më poshtë vijon:

Kryetarin dhe komisionerët e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit;

Kryetarin dhe gjyqtarët e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit;

Komisionerët Publikë;

Vëzhguesit ndërkombëtarë të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit

Inspektorin e Përgjithshëm të Inspektoratit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave.

Garda e Republikës së Shqipërisë të ruajë dhe të mbrojë objektet (mjediset e punës), ku ushtrojnë veprimtarinë Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit, Komisionerët Publikë dhe vëzhguesit ndërkombëtarë të emëruar nga Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit.

Share: