Presidenti amerikan Donald Trump theksoi urgjencën e ndalimit të revanshit të Koresë së Veriut në cvcështjen e raketave bërthamore, gjatë një takimi me presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in.
“është koha të veprojmë me urgjencë dhe vendosnmëri” u shpreh Trump duke i bërë thirrje Kinës, Rusisë dhe vendeve të tjera të “kërkojnë” fundin e programit bërthamor të Koresë së Veriut.
Trump shtoi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të përdorin forcën ushtarake nëse është e nevojshme që të mbrojnë veten dhe aleatët e tyre në Azi.
“Shtetet e Bashkuarta janë të përgatitur të mbrojnë veten dhe aleatët duke përdorur gjithë aftësitë ushtarake nëse do të jetë e nevojshme,” tha Trump./opinion.al