Home KRYESORE Opozita kërkon nxjerrjen e dokumentit sekret nga Meta, të mbledhjes se Këshillit...

Opozita kërkon nxjerrjen e dokumentit sekret nga Meta, të mbledhjes se Këshillit të Sigurisë?

Në një letër drejtuar Presidentit të vendit Ilir Meta, deputetë demokratë dhe të LSI-së i kanë kërkuar atij deklasifikimin dhe bërjen publike të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë, e mbajtur në Nëntor të vitit 2016, me kërkesë të Presidentit Bujar Nishani.

Në letrën e tyre, deputetët shprehen se publikimi i diskutimeve dhe raporteve te mbledhjes do të shërbente për të kuptuar më mirë angazhimin e institucioneve te asja kohe në luftën ndaj drogës.

Ata shtojnë gjithashtu se publikimi i mbledhjes ku raportohen edhe të dhënat e mbledhura nga institucionet e sigursë ka interes publik edhe për faktin se sot emri i ish-ministrit Tahiri përmendet për lidhje me trafikun dhe Habilajt.

Kujtojmë në fakt se këtë kërkesë e ka bërë pak kohë më parë edhe deputeti Berisha përmes një postimi në FB, duke na çuar të mendojmë se në atë mbledhje mund të ketë materiale që sërish do të ngrenë diskutime e ndoshta edhe akuza të reja. / Opinion.al

11
Share: