Home KRYESORE Preokupimet Amerikano -Izraelite ne konfliktin e Sirise e me gjere!

Preokupimet Amerikano -Izraelite ne konfliktin e Sirise e me gjere!

ISIS-i ende nuk i ka sfiduar kufijtë e Izraelit, por Tel Avivi është i shqetësuar nga Irani i cili përkrah Hizbullahun për të zënë mundësinë për të shkuar në ofensivë kundër Izraelit për shkak të krizës siriane, tha shefi i mbrojtjes i Izraelit.

Por, shqetësimi ynë kryesor, lidhur me gjendjen në Siri … është Garda Revolucionare Iraniane që mbështet fraksionet, duke u përpjekur për të hapur ose të rinisë një front të terrorit kundër nesh nga Lartësitë e Golanit, tha Moshe Ya’alon gjatë një konference shtypi në Pentagon së bashku me homologun e tij, Ash Carter, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Lartësit e Golanit që një dekadë është një zonë e kontestuar midis Sirisë dhe Izraelit që është aktualisht nën kontrollin e Izraelit.

Ya’alon tha se Tel Avivi nuk ndërhyn në Siri për aq kohë sa vijat e kuqe izraelite nuk janë kaluar.

Ne i mirëmbajmë Tri Vijat e Kuqe tona: Nuk lejojmë asnjë shkelje të sovranitetit tonë, nuk lejojmë shpërndarjen e armëve të avancuara, si dhe armët kimike.

Ai tha gjithashtu se avionët rusë kanë goditur vetëm 17-të objektiva të ISIL-it ndërsa pjesa tjetër e sulmeve ka qenë kundër grupeve të tjera opozitare.

Shefi i mbrojtjes izraelite shtoi se Izraeli nuk koordinon sulmet me Rusinë në Siri, të dy vendet veprojë në mënyrë të pavarur. Ajo që ne bëmë janë masat e sigurisë, masa paraprake për të shmangur ndonjë konflikt midis nesh dhe atyre, tha ai. Ne nuk ndërhyjmë në aktivitetet e tyre, ata nuk do të ndërhyjnë në aktivitetet tona. Ne jemi të lirë për të vepruar në mënyrë për të mbrojtur interesat tona, shtoi ai.

Nderkohe një ofensivë tokësore ka nisur në krahinat e Sirisë Perëndimor duke përfshirë Halebin, Homsin, Hama dhe Idlibin, tha ai, por paralajmëroi se këto përpjekje nuk do të ndihmojnë për t’i dhënë fund luftës në Siri.

Kjo nuk do të përfundojë luftën civile në Siri, tha ai. Unë nuk po shoh, në të ardhmen e afërt – unë do të thoja, për fat të keq – një zgjidhje politike për t’i dhënë fund kësaj lufte civile. Unë nuk mund ta shoh atë.

I pyetur nëse Shtetet e Bashkuara kanë kërkuar ndihmë evropiane për të mbështetur operacionet tokësore në Siri me armatosjen e grupeve opozitare, Carter tha se Evropa ka një interes të madh në konflikt, duke përmendur krizën aktuale të refugjatëve dhe frika e hyrjes, inflitrimit të ISIS-it në Evropë.

Ai tha gjithashtu se Shtetet e Bashkuara dhe udhëheqësit evropianë kanë bërë angazhime për të mbrojtur integritetin territorial të Turqisë nën mbikqyerjen e NATO-s, por ai nuk ka pasur diskutime me BE-në për përkrahje për aktivitetet amerikane për të luftuar ISIS-in.

Share: