Sot, me rastin e Dites te Clirimit te qytetit te Lezhes u organizua ekspozita “Arti Pamore 2017” ne Galerine e Arteve te qytetit, ku merrnin pjese 28 artiste lezhjane e dy te ftuar.
Bashke me ta mori pjese dhe ish deputeti Eduart Ndocaj dhe ai prezantua me kater piktura. Pas prezantimit Ndocaj priti ne salle bashke me artistet e tjerë vizitoret e rastit dhe beri foto me ta dhe nderkohe dha edhe nje prononcim per mediat.
Sipas burimeve prane Eduart Ndocaj dukue se ish deputeti ka nje koleksion me shume se 250 piktura te realizuara nder vite dhe stili tij është Surealist, por nuk mungojnë edhe rastet e portreteve. Eduarti duket se ka një lidhje te ngushte me natyrën, sepse peizazhet zene nje vend te rendesishem ne frymezimet tij.
Nje rol te rendesishem kohet e fundit zë edhe bota femërore me te mirat dhe problematikat e veta te cilen politikani i apasionuar pas pikturës e kolorit sipas shijes specifike.
Ne fakt, është hera e pare qe politikani Ndocaj ne Lezhe nuk prezantohet si zakonsisht politikan apo sponsor i aktiviteteve kulturore e artistike, por si artist mes artisteve.