Home KRYESORE “Ulliri e ka zakon të bëj çdo vit” Enver Hoxha

“Ulliri e ka zakon të bëj çdo vit” Enver Hoxha

Nga Ylli Dylgjeri

Me këtë parrullë të shkëputur nga një fjalim i Enver Hoxhës, bënim propagandë me rininë. Për tia ngulur në kokë, e për ta gdhëndur si parrullë kodrave anë e kand vëndit. Kjo fjalë e Tij duhet të shkonte në çdo fshat, aty ku kultivohej ky dru i artë.

Duhej të shkonte e të zinte vënd në çdo fshat edhe për faktin se në traditë thuhej që ulliri bën një herë në dy vjet. Ndaj dhe nuk i shërbenin dhe e harronin si dru të egër. Udhëheqësi i kohës, Enveri, meqë bujqësia ishte çështje e gjithë popullit e hodhi këtë parrullë. Po sot që për analogji kanabisi është bërë prap çështje e të gjithëve, e së fundi dhe e eropianëve a nuk ka vënd për më shumë prapagandë?

Mu kujtua sot ky sllogan pasi lexova letrën për që zoti Rama i ka dërguar kancelarive europiane për luftën kundër drogës. Dakort me letrën. Me në fund e pranuam që jemi kanabizuar.

Tani që ktheu, po sensibilizojmë edhe europianët pasi i helmuam. Po këtu brënda nesh, në fshatin tonë, a po sensibilizohen kultivuesit e kannabisit se tek e fundit kjo bimë të vret, e të çon në burg?

Aq më shumë që kjo bimë nuk është si ulliri që prodhonte 1 herë në dy vjet! Kannabisi me pak më shumë punë prodhon edhe 2 herë në vit. Aso kohe propaganda bujqësore kishte edhe institucionet e saj me kuadro. Sot kemi median e portale por nuk kemi njeriun e përgjegjshëm për këtë punë. Kemi bilbilfryrësa në administratë e nuk kemi bilbila në fshat! Ndaj veç policisë e SHIKU-t këtë punë e bën mirë edhe ashiku i fshatit. Ndaj kërkohet më shumë vullnet e bashkëveprim për të ndryshuar traditën.

Share: