Këngëtari Gjergj Leka ishte sot në studion e “Rudina”, në Tv Klan nga ku foli për këngën e tij më të re dhe jetën e tij personale.
Leka tha se këngën “Ndryshojmë”, ia ka dedikuar meshkujve shqiptarë. Ai rrëfen se ka marë shkas për të bërë tekstin nga një koleg i tij, i cili ishte divorcuar dhe vazhdonte të dashuronte ende ish-gruan.
Gjergj krahas angazhimeve të tij të reja në muzikë e televizion, ka folur sigurisht edhe për jetën private.
Pasi zbuloi se ai dhe partnerja Erisela Marku janë martuar disa kohë më parë, Leka, i pyetur nëse ata kanë një fëmijë në plan, u përgjigj disi i trishtuar: ‘Fëmija dua të rritet me babë, s’dua të thonë e solli gjyshi në shkollë. Nuk mendoj që në këtë moshë duhet ta bëj një gjë të tillë. Nuk e ndjej, jam vonë.”
Por ky vendim i kantautorit sigurisht prek edhe partneren e tij, regjisoren Erisela Marku që është 22-vite më e re në moshë se Leka. I pyetur se çfarë mendon ajo për këtë çështje, Gjergj Leka u përgjigj: “Erisela s’ka si të jetë dakord, por meqë më do shumë thotë ke të drejtë!”Nga martesa e tij e parë, Gjergj Leka ka një vajzë të rritur të quajtur Dorina./opinion.al