Kreu i grupit parlamentar të LSI-së Petrit Vasili, ditën e sotme ka publikuar një skandal të qeverisë së drejtuar nga kryeministri Edi Rama. Përmes një statusi në profilin e tij në ‘Facebook’, ka bërë publik problemin me inceneratoret e mbetjeve. Vasili thotë se edhe Organizata Qeveritare Gjermane GIZ, është kundër së kësaj metode.
STATUSI I PLOTE
Kryeministri skandal me inceneratoret e mbetjetjeve, po GIZ-i gjerman qe e kundershton, kazan eshte?
Strategjia e trajtimit te mbeturinave duke vene ne plan te pare djegjen (incenerimin) eshte teresisht e gabuar, sigurisht qe kjo eshte bere me qellim.
Kryeministri s’ka lene vend duke folur dhe inauguruar kete medemek kryeveper, qe e ka gjetur vetem ai.
Kryeministri e ka kapur me qellim per bishti problemin shume te rende te mbetjeve. Ai po zbaton te paren ate qe duhet te bente te fundit. Kjo e fut ne rrugen me te keqe trajtimin e mbetjeve, gje qe e demton rende vendin per sot dhe per dhjetra vjet ne te ardhmen.
GIZ dhe qeveria gjermane e thone qarte, po ku degjon shkollepaku?
Shoqëria gjermane për Bashkëpunim Ndërkombëtar, e njohur ndryshe si GIZ, ka hedhur kritika të forta mbi qeverinë shqiptare për ndërtimin e inceneratorëve në disa rrethe të vendit.
“Incenerimi, një proces që kthen mbetjet në energji është zgjidhja e fundit. Fatkeqësisht më duhet të them që investimet më të mëdha po shkojnë në pikat që kanë më pak prioritet,” është shprehur Hermann Plumm për Dwelle.
“Ne si GIZ dhe shumë donatorë të tjerë në Shqipëri do të dëshironim të mbështesnin qeverinë dhe bashkitë që të krijojnë një sistem që fillon nga fillimi dhe jo nga fundi i hierariksë,” ka deklaruar Plumm.