Home KRYESORE Rama dhe Toni Blair bisedime për t’u shitur ujin shqiptar italianëve

Rama dhe Toni Blair bisedime për t’u shitur ujin shqiptar italianëve

Ujë dhe gaz që “vrapojnë” së bashku në fundin e detit, janë tratativat  midis Shqipërisë dhe rajonit të Puglias në Itali. Është ky propozimi i hedhur nga guvernatori puliez Michele Emiliano gjatë fjalës së tij në Caserta në konventën “Nga qymyri në Paris”

Takimi me Ramën dhe Toni Blair

Një tub që transporton ujë dhe që në krah ka edhe një gazsjellës që do të përfundojë në Salento, ku do të zgjidhë njëherë e mirë të gjitha mungesat e ujit si në Puglia ashtu edhe në Campania. Kjo është një përmbledhje e propozimit të guvernatorit. “Disa ditë më parë-rrëfen Emiliano – isha në Shqipëri ku takova kryeministrin Rama. Në ato ditë në Shqipëri ishte edhe Toni Blair të cilin po kështu e takova. Ai ishte i shqetësuar për situatën e rendit publik në Salento kështu që unë i bëra një propozim në rakordim me kryeministin shqiptar; përse të mos ndërtojmë një tub që do të ecë përkrah atij të gazit që do të sjellë ujin e Shqipërisë, që ka aq shumë nevojë për ta shitur, në Salento, ku akoma marrin ujë nga pusi?/ Marrë nga Corriere della Sera/Opinion.al

 

Share: